Korçë, nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së! 4800 anëtarë me të drejtë vote

7 Nëntor, 09:01 | Përditesimi: 7 Nëntor, 09:01

Ka nisur procesi i votimit në selinë e Partisë Demokratike në Korçë, ku anëtarët e kësaj force politike do të zgjedhin gjatë ditës së sotme kryetarin e ri të degës lokale.

Në garë për drejtimin e PD-së së Korçës janë dy kandidatë, Harito Zoti dhe Mikel Dishnica. Sipas listës zyrtare, janë rreth 4800 anëtarë me të drejtë vote, të cilët do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke përcaktuar se kush do të marrë drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Korçë.

Procesi i votimit pritet të vijojë gjatë ditës, ndërsa në përfundim do të shpallet edhe emri i kryetarit të ri.

A.E/Shqiptarja.com