Korçë, plagoset një 33-vjeçar në rrethana të paqarta, pamje nga vendi i ngjarjes

12 Maj 2021, 08:54

Një person i dëmtuar me armë zjarri ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar në Korçë. Sipas policisë, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë.

33-vjeçari në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.