Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Armand Braho ka shkuar në Voskop, në magazinën ku u gjetën 195 kg kanabis.
Në një lidhje live ai raportoi se dritaret e magazinës janë të bllokuara me dëngje kashte ose materiale të tjera ku është kryer kjo veprimtari e paligjshme, ndërkohë që specifikojmë se lënda narkotike nuk kultivohej në magazinë, ajo vetëm përpunohej aty.
Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet e siguruara afër magazinës nuk ka banesa, madje autorët e kishin modifikuar si një kasolle që mbante materiale bujqësore dhe rreth saj kishte pemë dhe produkte bujqësore.
Po ashtu një detaj i rëndësishëm është se droga e gjetur një nga sasitë më të mëdhaja të sekuestruar nga policia do të përdorej për tregun vendas- do të shpërndahej në 6 bashki të qarkut të Korçës.
Më tej gazetari ynë citon se pronari i magazinës përveçse akuzohet për pjesën e përpunimit të lendëve narkotike akuzohet edhe për vjedhje të energjisë elektrike.