Korçë/ Si nisi sherri për trashëgiminë e një apartamenti! 61-vjeçari erdhi nga Greqia dhe vrau djalin e kujdestares së babait, më pas veten

29 Shkurt 2024, 12:06 | Përditesimi: 29 Shkurt 2024, 14:44

 Report Tv sjell detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Korçë, ky dy persona mbetën viktima të një sherri për pronën.

Sherri për pronësinë e shtëpisë, ka bërë që 61-vjeçari Ilio Lluka të qëllojë 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas me të njëjtën armë qëlloi dhe veten.

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën.

r.k./Shqiptarja.com