Korçë/ Zjarr në nënstacionin elektrik, diza zona pa energji elektrike

17 Korrik 2024, 20:10 | Përditesimi: 17 Korrik 2024, 20:26

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme, në nënstacionin elektrik, afër 'Lagjes 18', në Korçë.

Sipas burimeve nga Report Tv, zjarri ka nisur nga një defekt në një fider, ndërsa zjarrfikësja dhe ekipet e OSHEE ndodhen në vendngjarje.

Si pasojë e këtij zjarri mësohet se 1/3 e qytetit momentalisht nuk po furnizohet me energji elektrike.

I.M/Shqiptarja.com