Koronavirus dita e 27 ne karantine. Ministria e Shendetesise: Javen tjeter koha per masa lehtesuese

9 Prill 2020, 08:42

Gjatë emisionit Repolitix të gazetarit Denis Minga, zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e cilësoi ecurinë e pandemisë nën kontroll të plotë dhe shtoi se nëse do ecim në këto ritme, javën tjetër mund të vendosen masa lehtësuese, por në asnjë mënyrë hapjen e bareve dhe restiranteve. Ndërkohë gjatë pjesës së dytë të emisionit në një lidhje skype kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha se nga kjo situatë, duhet të shohim anën pozitive. Duke referuar projektit për zonën ekonomike të Kasharit ku kompani nga Azia mund të investojnë duke patur parasysh kushtet favorizuese ekonomike të vendit tonë. Veliaj komentoi edhe sondazhin në Report Tv mbi rezultatin e zgjedhjeve nëse do të mbaheshin sot. Sipas Veliaj PS-ja e Edi Ramës fiton kurdo. Emisioni u mbyll me mesazhin e Imzot George Frendo i cili tha se nga kjo epidemi njerëzimi duhet të nxjerrë mësime për të hequr dorë nga konsumizmi.