Koronavirusi, 146 të infektuar, preket edhe Kruja! 17 të shëruar, 3 në gjendje të rëndë

25 Mars 2020, 14:36

TIRANË- 23 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus, e ndërsa hartës së qyteteve të prekura i është shtuar edhe Kruja me një rast. Në total  nga 1041 të realizuara që kur është konfirmuar pacienti zero, kanë rezultuar pozitiv 146 qytetarë, 5 prej të cilëve kanë humbur jetën. Teksa 17 janë shëruar, lufta bëhet më e vështirë për 3 pacientë të shtuar në Urgjencën Infektive të cilët janë të intubuar (frymëmarrje me anë të aparaturave) dhe gjendja e tyre paraqitet e rëndë. Korça ka njohur një përhapje të shpejtë të koronavirusit, duke shkuar në 11 qytetarë të infektuar dhe renditur kështu e treta në hartën e qyteteve më të prekura me koronavirus, pas Tiranës me 83 të prekur dhe Fierit me 14. Edhe në Lezhë, ditën e sotme janë konfirmuar 3 raste të reja brenda 24 orëve, 2 të tjera në Shkodër. 

Skenari i hapjes së spitalit të dytë për COVID-19, që është parashikuar te "Sheqfet Ndroqi" duket se do të vihet shumë shpejt në zbatim, pasi tek Infektivi ka arritur në total 72 pacientë të shtruar, nga 120 shtretër që janë dispozicion në këtë godinë. Përvçe 3 të infektuarve që janë të intubuar dhe një tjetri në terapi Intesive, zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri në këto momente.

Renditja e qyteteve më të prekura me COVID-19 në Shqipëri
Tiranë 83 qytetarë
Fier 14  qytetarë
Korcë  11 qytetarë
Durrës 9 qytetarë
Vlorë  5 qytetarë
Lushnje 4 qytetarë
Kavajë 4 qytetarë
Lezhe  4 qytetarë
Elbasan 3 qytetarë
Shkodër 3 qytetarë
Rrogozhinë  2 qytetarë
Has 2 qytetarë
Berat  1 qytetar
Krujë  1 qytetar

Shifrat: 1041 teste të kryera në total që nga konfirmimi i rastit të parë, 5 viktima! 17 të shëruar. 146 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, 9 prej të cilëve personel mjekësor, një në Durrës (kontakti me viktimën e parë) 8 të tjerë spitali "Shefqet Ndroqi". 72 pacientë të shtruar tek Infektivi në QSUT. Tirana qyteti më i prekur, me 83 të infektuar. 

Ministria mbyll deklaratën me apelin për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos drejtohen direkt në spital nëse shfaqin simptomat, por të telefonojnë në numri e urgjencës 127.