Koronavirusi, a e kemi kaluar pikun e pandemisë?

15 Prill 2020, 08:52

Në emisionin Repolitix u trajtuan disa tema që lidhen me situatën e koronavirusit në Shqipëri dhe Europë. Në pjesën e parë në një lidhje me Skype mjeku Pëllumb Pipero deklaroi se Shqipëria e ka kaluar pikun e pandemisë dhe tashmë është në fazën e uljes së kurbës. Megjithatë Pipero shtoi se masat duhet të vazhdojnë të zbatohen me rigorozitet nga qytetarët. Në pjesën e dytë mjekët shqiptarë Kita Sallabanda nga Madridi dhe Albert Troci nga Milano sollën situatën më të fundit nga këto vende të cilat janë më të prekura nga koronavirusi në BE. Ndërkohë në pjësën e tretë u trajtua paketa e dytë ekonomike e qeverisë për biznesin ku kryetarja e komisionit të ekonomisë Milva Ekonomi dhe kryetari I dhomës së tregtisë së Tiranës Nikolin Jakaj shprehën mendimet e tyre rreth situatës ekonomike.