Koronavirusi, asnjë humbje jete dhe vetëm 3 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit

18 Qershor 2021, 17:59

Duket se pandemia e COVID në vendin tonë po shkon drejt fundit, ku në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë regjistruar vetëm 3 raste të reja infeksioni.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.