Koronavirusi, dita e 28 në karantinë

10 Prill 2020, 09:08

Në emisionin Repolitix të drejtuar nga gazetari Denis Minga u trajtua situata epidemiologjike ndërsa vendi kaloi ditën e 28 të karantinës. Epidemiologu Dritan Ulqinaku në një lidhje Skype shpjegoi se masat e marra të isolimit janë arsyeja kryesore që vendi ka nje numer të ulet të të prekurve. Në pjesën e dyte të emisionit u trajtuar kriza ekonomike e shkatuar nga koronavirusi ku ish ministri I financave Anastas Angjeli në një lidhje skype theksoi se masat e marra synojn të ndihmojne ekonomine e vendiot mndërsa I quajti kontradiktore propozimet e PD-së për ndërprerjen e PPP-ve. Ndërsa në pjesën e tretë u trajtua propozimi i deputetes socialiste për ashpërsimin e kodit penal ku sanksionohet deri në 15 vite burg për atë që shkel karantinën. Sipas deputetes Edlira Bode, ka hapsirë për diskutim ndërsa juristët e kanë cilësuar si një hap të gabuar. Në përfundim mjekja shqiptare Aurora Meta Dollenberg në lidhje skype nga Hannoveri shpjegoi arsyet se pse Gjermania ka numrin më të ulët të viktimave.