Koronavirusi/ Futet në fuqi ndalimi i lëvizjes në këmbë! Binden vetëm korçarët dhe sarandiotët, vlonjatët dhe shkodranët në xhiro

16 Mars 2020, 20:17

TIRANË-Prej orës 18:00 të pasdites së sotme ka hyrë në fuqi ndalimi i lëvizjes në këmbë në të gjithë Shqipërinë. Por a janë ndërgjegjësuar qytetarët dhe a po zbatohet urdhri? Report Tv bëri një vëzhgim në Tiranë dhe në qytetet e tjera kryesore të vendit për të parë se çfarë po ndodh. Në Tiranë, Korçë dhe në Sarandë urdhri është respektuar, ndërsa në Elbasan, Vlorë, Kukës, Lezhë dhe në Shkodër pas orës 18:00 ende në rrugë ka pasur lëvizje qytetarësh, të cilët janë këshilluar nga policia dhe ushtria të futen brenda. Ndërkohë që nesër, kryeministri Edi Rama tha se do të hyjë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe ata që ulen në parqe apo mjedise të hapura. Një masë drastike kjo që vjen pas bllokimit të qarkullimit të automjeteve në të gjithë Shqipërinë, ku lejohet vetëm lëvizja vetëm në dy orare për ata që shkojnë në punë, në mëngjes deri në 08:00 dhe pasdite 16:00-17:00.

    No videos found.