Koronavirusi/ Futet në fuqi ndalimi i lëvizjes në këmbë! Në Shkodër qytetarët vijojnë lëvizjet

16 Mars 2020, 18:11

TIRANË-Prej orës 18:00 të pasdites së sotme ka hyrë në fuqi ndalimi i lëvizjes në këmbë në të gjithë Shqipërinë. Por a janë ndërgjegjësuar qytetarët dhe a po zbatohet urdhri? Report Tv po bën një vëzhgim në Tiranë dhe në qytetet e tjera kryesore të vendit për të parë se çfarë po ndodh. Ndërkohë që nesër, kryeministri Edi Rama tha se do të hyjë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe ata që ulen në parqe apo mjedise të hapura.