Koronavirusi i mori kushëririn në Londër, ish-deputeti Ndocaj: Ky virus nuk kursen njeri!

13 Prill 2020, 17:49

TIRANË- Ish-deputeti, Eduard Ndocaj në një lidhje Skype në emisionin Repolitix në Report Tv ka gjetur forcën dhe ka folur për të folur për kushëririn e tij, Ledi Skuraj, që u nda nga jeta disa ditë më parë në Londër, si pasojë e COVID-19. Ai shprehet se Ledi Skuraj, babai i dy fëmijëve, nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese, teksa ka dhënë një tjetër lajm të trishtë. Edhe një bashkëfshatar i ish-deputetit në Itali ka humbur jetën këtë të diel.