Një shqiptar nga Lezha ka humbur jetën nga koronavirusi në Britaninë e Madhe. Viktima është Ledi Skuraj, baba i dy fëmijëve. Ai humbi betejën me sëmundjen ditën e sotme teksa po mjekohej në një spital në Londër prej disa ditësh, pasi zbuloi se ishte infektuar. Lezhjani në Londër ishte administrator i disa lokaleve, ky dyshohet se u infektua me koronavirus.

Lajmi tragjik për ndarjen e tij nga jeta konfirmohet nga të kushërinjtë dhe shokët e tij në rrjetet sociale, mes tyre ish-deputeti Edurd Ndocaj, që ka postuar një mesazh prekës për kushëririn e tij.

Edhe në një bisedë me Report Tv ish-deputeti Ndocaj tha se Skuraj ishte prej një jave në gjendje të rëndë, ndërsa nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Ledi Skuraj jetonte prej vitesh në Londër sëbashku me familjen. 

Kunati i viktimës Tonin Nikolli i pikëlluar shkruan se Ledi humbi betejën në një moshë shumë të re. "Kunati ynë i dashur, burri i motrës, Ledi Skuraj humbi betejën me korona virus në një moshë shumë të re. Kërkoj nga të gjithë, të respektojnë dhimbjen tonë duke mos na derguar urime për Festën e Pashkëve, të asnjë lloji!". 

Deri tani nga koronavirusi kanë humbur jetën shqiptarë në SHBA, dy në Itali dhe tashmë në Londër. Në Angli janë 78991 persona të prekur me koronavirus dhe 9875 viktima deri tani, 917 prej të cilave në 24 orët e fundit.

Postimi i ish-deputetit Eduard Ndocaj



Postimet e shokëve të Skurajt