TIRANË - Teksa vendi ndodhet në ditën e dytë në shtetrrethim me masa ekstreme kufizuese, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sanksionet ndaj personave që lëvizin me makinë pa autorizim. Në një postim në Facebook, Rama thotë se do t'u hiqet patenta me 3 vjet dhe do t'i sekuestrohet automjeti, të gjithë atyre personave që dalin gjatë kësaj periudhë të vështirë që po kalon vendi me koronavirusin, pa pasur një autorizim nga policia e Shtetit.
Koronavirusi/ Rama: Kush del pa autorizim i sekuestrohet makina, hiqet patenta për 3 vjet
No videos found.