Koronavirusi, situata në Shqipëri

12 Mars 2020, 14:30

Drejtoresha e shërbimit epidemiologjik Mirela Cami u shpreh për Repolitix se pas vendimit të OBSH-së për të shpallur epideminë nga koronavirusi, sot do të vendoset për masat e reja qo të merren në Shqipëri. "

Janë kryer 241 teste, 15 kanë rezultuar pozitiv. Vetëm në 24 orët e fundit 84 testime, 50 për stafin mjekësor në Durrës rezultuan negativ, nga 34 të tjerat, 31 negativ dhe 3 pozitiv. Kur OBSH shpalli pandeminë, komiteti do të vendosë sot për këtë. Masat e reja që mund të vendosen sot ka të bëjë me të gjitha. Ne sot kemi propozuar masat e reja të propozuara përsa i përket epidemisë, kur ishim në epidemi, tani në pandemi do të diskutohet për reagimin e sistemit shëndetësor karshi kësaj situate. Sot në orën 09:00 do të jetë takimi i ekspertëve të komitetit" tha ajo.

 

Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv