Koronavirusi, ushtria 'pushton' rrugët e Tiranës

20 Mars 2020, 15:54 | Përditesimi i fundit: 2020-03-20 16:17:28

TIRANE-Qytetarët kanë respektuar dy fashat e orareve që janë lejuar për të dalë nga shtëpia, por nuk janë ndërgjegjësuar për distancën që duhet të mbajnë nga njëri tjetri duke mos ecur në grup dhe masat mbrojtëse. Për këtë arsye pak minuta para se ora të shënonte 16:00, që është fasha e dytë e lejimit të lëvizjes deri në 18:00, ushtria ka dalë në terren.

Forcat e Armatosura të ushtrisë kanë zbritur në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar në bashkëpunim me policinë e shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët. Për çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura, tashmë të bëra publike do të veprohet përmes masave administrative, pra gjobave. Autokolonat me makinat e ushtrisë risjellin imazhet e një kohe lufte, por që në fakt këtë herë është përballë një armiku të pabukshëm, koronavirusit.