Korrupsioni në Morinë, SPAK mbyll hetimet! Çon për gjykim për 34 persona, mes tyre 32 policë! Fitonin deri në 8 mijë euro në ditë për të kaluar njerëz e mallra

26 Tetor 2022, 12:03

SPAK ka përfunduar hetimet për korrupsionin në pikën kufitare të Morinës dhe kërkon gjykim nga GJKKO për 34 persona, mes tyre 32 policë me funksione të ndryshme përfshirë edhe drejtorin e kësaj drejtorie, Fran Kaçorrin. Ata përfitonin deri në 8 mijë euro në ditë për të kaluar njerëz dhe mallra në mënyrë të jashtëligjshme.