Kosova feston Ditën e Flamurit/ Gazetarja për Report Tv: Atmosferë festive në Prishtinë, do të ketë edhe një koncert të madh

28 Nëntor, 17:38 | Përditesimi: 28 Nëntor, 17:38

Edhe Kosova feston sot 'Ditën e Flamurit', e shoqëruar me një atmosferë festive, këngë patriotike dhe valle tradicionale.

Në një lidhje skype për emisionin 'Studio Live' në Report Tv, gazetarja Vesa Hoda nga Prishtina, tha se atmosfera është festive, ndërsa në mbrëmje pritet që të bëhet edhe një koncert i madh.

'Tani jam në qendër të Prishtinës, ku ka një atmosferë festive, pasi sot është 28 nëntori dhe është duke u festuar me aktivitete të ndryshme. Sot kemi pasur muzikë, këngë dhe valle këtu në kryeqytetin e Kosovës dhe në mbrëmje do të ketë edhe një koncert të madh, ku tashmë kanë nisur edhe dekorimet.  Pritet që të ketë një festë të madhe’, tha ajo.

Hoda tha se urimet nuk kanë munguar edhe nga politika në Kosovë, të cilët nëpërmjet mesazheve i kanë uruar 113 vite pavarësi Shqipërisë.

‘Politikanët e vendit kanë sjell urime për këtë festë, presidentja Osmani ka qenë dje në Shqipëri në darkën që është shtruar atje me politikan të tjerë që kanë uruar për këtë festë. Në Shqipëri sot kanë qenë edhe disa deputetë nga parlamenti i Kosovës’, tha ajo.

r.k./Shqiptarja.com