‘Kosova ka lezet’, Dua Lipa ndez skenën e ‘Sunny Hill Festival’! Ngjitet në skenë me babanë

2 Gusht, 10:47 | Përditesimi: 2 Gusht, 10:47

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka elektrizuar skenën në natën e parë të festivalit “Sunny Hill” në Kosovë. Dua interpretoi këngë nga albumi i saj më i fundit Radical Optimism, si dhe disa nga hitet më të mëdha të dy albumeve të saj të para.

Performanca e saj u shoqërua me koreografi dhe një skenografi moderne që krijuan një përvojë vizuale dhe muzikore të paharrueshme për publikun. Gjatë interpretimit, Dua u shfaq me 3 veshje të ndryshme skenike.

Qershia mbi tortë e natës së kaluar ishte performanca e Duas me babanë e saj, Dukagjin Lipën, me këngën shqip “Era”.

r.k./Shqiptarja.com