Kosova në zgjedhje të parakohshme, nënkryetari i LDK-së: Mund të mbahen në fillim Qershori ose fund Korriku! Raportet Kurti-Rama, janë formale

15 Maj, 15:12

TIRANE- Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Harizi, ka deklaruar se Kosova mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme, nëse Albin Kurti jep dorëheqjen si kryeministër. Në një lidhje skype, ditën e sotme për emisionin "Sot Live ne Shqipëri" në Report Tv, ai u shpreh se po flitet që zgjedhjet të mbahen në fillim të qershorit ose në korrik të këtij viti.