‘Kostumin tim nuk e mbush dot’, Balla i përgjigjet Bardhit: Pse nuk i plotëson kërkesat e protestuesve? Çoje Saliun në burg

23 Korrik, 12:37 | Përditesimi: 23 Korrik, 12:37

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi u përplasën verbalisht në sallën e Kuvendit për protestuesit. Bardhi e akuzoi Ballën se kanë vendosur perimetër sigurie se kishte hall se protestuesit i bënin pis kostumin e shtrenjtë. Në përgjigje, Balla i tha Bardhit se ai as nuk e mbush dhe as nuk e kënaq dot kostumin e tij. Socialisti i sugjeroi Bardhit që të çojë në burg Sali Berishën, nëse do që të plotësojë kërkesat e protestuesve.

 

E.H/Shqiptarja.com