Kovaçi mbledh prapë pedagogët në protestë: Sërish bojkot i mësimit, duhet një platformë e re universitare

25 Tetor 2022, 11:27

Një grup pedagogësh kanë dalë sërish në protestë dhe paralajmëruan se do të vazhdojnë bojkotin e procesit mësimor derisa të merren parasysh kërkesat e tyre. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha në një deklaratë për mediat tha se protestat kanë nxjerrë në pah nevojën për një platformë të re universitare.