Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë

6 Mars, 13:59 | Përditesimi: 6 Mars, 13:59

Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e parë pas ndryshimeve në qeveri. Pas betimit, ministrat e rinj morën pjesë në mbledhjen e qeverisë. Është kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë disa pamje nga mbledhja, ku ai dallohet krah zv.kryeministres së re Albana Koçiu, ndërsa në tryezë janë të gjithë ministrat, përfshirë edhe 3 të rinjtë, Ferit Hoxha, Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi.

A.M/Shqiptarja.com