Kraja: Të shkarkuarit e Vetting i nënshtrohen filtrave të SPAK! Krimet Zgjedhore do hetohen të gjitha, nuk do ketë zvarritje

10 Maj 2021, 17:50 | Përditesimi i fundit: 2021-05-10 19:04:54

Në 108-vjetorin e ditën e drejtësisë shqiptare, nga Poli i Drejtësisë, kreu i SPAK, Arben Kraja ka paralajmëruar të gjithë ata që janë shkarkuar nga vettingu dhe kanë probleme me pasurinë, do t’i nënshtrohen filtrave të SPAK. Ndërsa përsa i përket krimeve zgjedhore, ai shprehet se janë 40 procedime penale, të cilat po ndiqen intensivisht, dhe askush prej tyre nuk do të pushohet me procedurë apo me tejkalim afati, por shpejt do të ketë rezultate.