Kredia e keqe zbret në 7.8%, niveli më i ulët historik! Edhe pa masa lehtësuese qytetarët e bizneset vijojnë të paguajnë këstet

10 Qershor 2021, 15:14

Shqiptarët duket se nuk kanë vështirësi për të paguar këstet e kredive pavërsisht pandemisë COVID-19 dhe pasigurisë për të ardhmen. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në muajin prill kreditë me probleme janë ulur në nivelin më të ulët historik në muajin prill.