Kredia shënon vlerën më të lartë në 2 vite! BSH: Rekord huaja për pasuri të paluajtshme, arriti 8 mld lekë! 61 mld lekë hua për sektorin e tregtisë

30 Nëntor 2023, 15:55

Kreditë e dhëna në 10 muajit e këtij viti kanë shënuar vlerën më të lartë në 2 vite. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë kësaj periudhe është dhënë hua në vlerën 246.6 miliardë lekë dhe kërkesa më e madhe është regjistruar nga sektori i tregtisë me shumicë e pakicë dhe pasuritë e paluajtshme.