Kreditë e këqija zbresin në nivelin më të ulët historik! BSH: Kreditë me probleme 6.2%, u rritën aftësitë paguese

10 Janar 2022, 18:26

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin nëntor të vitit të shkuar kreditë me probleme zbritën në nivelin më të ulët historik, në 6.20%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.