Kreditë me probleme zbresin në nivelin më të ulët historik

10 Maj 2021, 16:07

Kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e keqe zbriti në nivelin e 7.9% nga 8.2 që ishte në marsin e 2020. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë huatë me probleme në mars ishin 48 miliardë lekë.