Kremtohet festa e Shna Ndout në Laç, mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës në përmbyllje të ritualit 13 javor: Lutemi për shëndet e mbarësi

13 Qershor, 09:14 | Përditesimi i fundit: 2024-06-13 13:07:19

Mbrëmja e 12 qershorit shënoi kulmin e pelegrinazhit 13-javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Të ardhur nga qytete të ndryshme, të Shqipërisë, por edhe jashtë saj besimtarët nisën rrugën e pelegrinazhit që prej mëngjesit të së mërkurës, ndërsa të shumtë ishin ata që e kaluan natën brenda dhe përreth kishës.