Kremtohet Pashka ortodokse në Berat, qindra qirinj ndriçojnë sheshin e katedrales

12 Prill, 09:57 | Përditesimi: 12 Prill, 09:57

Në mesnatën e së dielës së Pashkës, besimtarët ortodoksë të Beratit përjetuan momentin më të shenjtë të kalendarit të krishterë, shpalljen e lajmit të madh: “Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall”.

Ceremonia solemne e Pashkës u zhvillua në katedralën “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga Mitropoliti i Beratit, Imzot Asti. Qindra besimtarë ortodoksë morën pjesë në këtë meshë të shenjtë, duke u mbledhur brenda dhe jashtë katedrales për t’u lutur për paqe, shëndet dhe një jetë më të mirë.

A.M/Shqiptarja.com