Krerët e diplomacisë takim me përfaqësuesit e tryezës për reformën zgjedhore

4 Mars 2020, 15:40

TIRANË - Katër përfaqësuesit politik të reformës zgjedhore këtë të mërkurë janë takuar me ambasadorët e akredituar në vendin tonë, në një tryezë pa praninë e mediave. 

Në takim janë Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri bashkëkryetarë të komisionit parlamentar për zgjedhoren, dhe Petrit Vasili e Oerd Bylykbashi nga opozita joparlamentare, si dhe disa nga ambasadorët kryesorë në vendin tonë, e SHBA-së, Yuri Kim, BE-së, Luigi Soreca, të Britanisë së Madhe, OSBE/ODIHR etj.Aktualisht tryeza politike për reformën zgjedhore ka diskutuar draftin e PD-së për financimin e partive politike ku hiqet dorë nga financimi 100% nga shteti i partive duke propozuar sistemin miks, por kërkon një reduktim drastik të financimit privat dhe rritje e atij publik.  Rudina Hajdari tha se është vendosur që në datë 6 mars në takimin e radhës të diskutohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor duke vënë në pikëpyetje nëse 12 ditët e mbetura do të mjaftojnë për të përmbyllur reformën. Sipas Damian Gjiknurit  qëllimi është që të arrihet në një marrëveshje në parim, pastaj ndryshimet mund të votohen edhe në prill.