TIRANË- Kur ka më pak se 2 muaj në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, Bledar Skënderi ka folur me gjuhën e shifrave për punën e këtij Institucioni dhe objektivat për vitin 2021. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "Sot Live në Shqipëri", Skënderi bëri me dije se deri më tani janë kryer 25 mijë inspektime, ku nuk kanë munguar ndëshkimet për bizneset. Në studion e Report TV, ai evidentoi edhe bizneset që kryesisht i kryejnë më shumë këto shkelje.
"Janë 25 mijë inspektime, janë vendosur rreth 5 mijë masa administrative, nga këshillimi deri në mbyllja e aktivitetit, janë mbyllur 25 subjekte për mos plotësim kushte, janë vendosur disa gjoba. Shkeljet vijnë më shumë nga bizneset e vogla apo të reja kryesisht në zonat rurale", tha Skënderi.
