Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Investimet amerikane në Shqipëri janë rritur me 250%! Kim: Reforma në drejtësi, bazë për rritjen investimeve

24 Prill 2023, 21:02

235 mln dollarë është niveli i investimeve direkte të bizneseve amerikane në vendin tonë, i rritur me 250% në dy vjet. Për ambasadoren Yuri Kim, kjo tregon interesin e lartë të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, teksa theksoi se duhet forcuar partneriteti me komunitetin amerikan. Kryeministri Rama tha se në prokurime do të përdoret Inteligjenca Artificiale.