Kreu i Emergjencave Civile: Shqipëria do nisë ekipin me 38 persona në Turqi, specialistë të kërkim-shpëtimit, mjekë dhe infermierë

6 Shkurt 2023, 13:27

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako foli për Report Tv duke thënë se një ekip prej 38 personash është bërë gati për të shkuar drejt Turqisë që t’i vihet në ndihmë autoriteteve dhe popullit për të vijuar operacionin e kërkim-shpëtimit.

“Ka pasur dëme katastrofike, jetë të mëdha njerëzish dhe dëme të mëdha në objekte e godina, vazhdojnë kërkime për jetë të shumta që ndodhen nën rrënoja. Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Qeveria sqhiptare, AKMC dhe ministria e Mbrojtjes në kontakt intensive ka shprehur jo vetëm solidaritetin por edhe gatishmërinë për të vënë në dispozicion grupet e kërkim shpëtimit, rreth 26 forca të trajnuar. Brenda ekipeve do të ketë dhe ekipe mjekësore. Shumë shpejt këto forca të koordinuara do të nisen me një avion të posacëm. Për pak orë besoj që do të nisen drejt destinacionit përkatëse. 38 persona janë ekip, specialist të kërkim-shpëtimit dhe mjekë dhe infermierë. Bëhemi pjesë e dhimbjes së madhe të popullit turk por edhe me gatishmëri.”, tha Çako.