Kreu i Këshillit shqiptaro-amerikan: Qytetarët kanë humbur besimin te Trump, Biden pro shqiptar

4 Nëntor 2020, 00:05 | Përditesimi i fundit: 2020-11-04 00:29:34

I ftuar në Repolitix, kryetari i këshillit shqiptaro-amerikan në New Jersey, Haxhi Dauti u shpreh se qytetarët amerikanë e kanë humbur besimin tek Presidenti Donald Trump.

Sipas tij, Joe Biden i mbron interesat shqiptare, sidomos për çështjen Kosovë-Serbi. Ai tha se marrëveshja e arritur në Uashington, favorizon Serbinë.

"Njerëzit filluan të mos e besojnë pasi Trump bënte komente të ndryshme për trajtimet ndaj COVID-19. Aty e kuptuan njerëzit se sa serioz ishte si president. Kjo solli një përplasje të keqe ndaj Trump. Në 2016 ai ishte njeri i jashtëm, jo politikan. Njerëzit nuk e njihnin dhe dinin vetëm në bizneset që kishte. Tani njerëzit do të shohin punën e bërë deri më tani Trump. Problemi ynë më tepër i shqiptarëve, ne duhet të bazohemi tek çështja Kosovë-Shqipëri. Ajo marrëveshje që u arrit në Uashington ishte më shumë për Serbinë. Mundoi që ta fusi Kosovën në minishengen, ajo është ish Jugosllavia. Për Biden votova, e bëra përmes postës. Biden ka qenë dhe është miku ynë. Unë shpresoj që pas votimeve, shqiptarët duhet të organizohen. Kjo është votë elektorale" - tha Dauti.