Kreu i kishës në Shkodër: Stop shpopullimit të Shqipërisë! Dom Artur Jaku: Pasuria e vendit përqëndrohet në pak duar

27 Shtator 2023, 16:09

Dom Artur Jaku i kishës katolike në Shkodër ngriti shqetësimin e madh të shpopullimit të vendit. Ai tha se plaga e emigrimit është më e madhe në veri të vendit. Shkaku kryesor, thekson kleriku, është pabarazia: Pasuritë e vendit sot janë përqendruar në duart e pak njerëzve.