Kreu i KLSH në Kuvend: Mjekët e familjes dhanë ilaçe me rimbursim në emër të të vdekurve!

16 Korrik, 18:01 | Përditesimi i fundit: 2024-07-16 20:05:30

Gjatë raportimit në Kuvend të punës së KLSH në 1 vit, kreu i këtij institucioni Arben Shehu tha se auditimet kanë zbuluar disa skandale në sistemin shëndetësor dhe se kallëzimet e bëra në prokurori, në disa raste, as nuk janë pranuar. Abuzime të mëdha - tha ai - po ndodhin edhe në qendrat shëndetësore që lëshojnë receta ilaçesh me rimbursim në emër të pacientëve që kanë ndërruar jetë.

    No videos found.