Kreu i KMSH mesazh për Fitër Bajramin: Kurorëzon sakrificën gjatë muajit të Ramazanit, t'u gjendemi pranë atyre që kanë nevojë

20 Prill 2023, 14:46

Kreu i Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët dhe shqiptarët kudo që ndodhen me rastin e festës së ‘Fitër Bajramit’. Në mesazhin e tij, Spahiu shprehet se Fitër Bajrami kurorëzon sakrificën e bërë nga besimtarët të cilët kanë agjëruar gjatë muajit të Ramazanit.