Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në PE uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Suksese për mandatin e radhës! E ardhmja e vendit në BE (VIDEO)

6 Maj 2021, 16:09

Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e tij në konferencën "Europa një botë që po ndryshon", që po mbahet online, McAllister i uroi Ramës suksese në mandatin e tretë dhe zhvillimet e ardhshme në vend. Po ashtu, si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, ai tha se vendi i Shqipërisë, sikurse edhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimorë, është në BE.“Z. Rama më lejoni t'ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së”, tha ai.