Kreu i SPAK, Altin Dumani: Krimi po kërcënon prokurorët, politikës s’i trembemi! Tatimet e doganat zero kallëzime

16 Mars, 08:27

Kreu i SPAK AltinDumani deklaroi këtë të premte se krimi i organizuar ka kërcënuar jetën e familjes së një prokurori. Këto deklarata Dumani i bëri gjatë një takimi mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes ku evidentoi se ka rënie të kallëzimeve nga institucionet. As media nuk mund të përjashtohet nga verifikimi tha Dumani pasi 'nuk është imune ndaj krimit të organizuar'