Kreu i SPAK raporton te ‘Ligjet’: 4 zyrtarë të dënuar në 2022, 24 procedime penale të nisura në 3 vite! Janë rritur konfiskimet e pasurive të ardhura nga krimi

26 Maj 2023, 11:32 | Përditesimi i fundit: 2023-05-26 16:07:40

Kreu SPAK, Altin Dumani ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e bërë nga institucioni që ai drejti në vitin e kaluar. Dumani ka dhënë shifra për punën e deritanishme ndërkohë që ka thënë se hetime dhe vendime të rëndësishme janë marrë për dënimin e zyrtarëve të lartë apo edhe luftën kundër korrupsionit.