Kreu i SPAK: Ulëritëse se si zyrtarët e policisë bashkëpunojnë me organizatat kriminale

22 Maj, 12:02

Kreu i SPAK, Altin Dumani foli në Komisionin e Ligjeve edhe për deklaratën se zyrtarë të policisë janë të lidhur me krimin e organizuar. Dumani tha se duhet bërë diferenca me ata zyrtarë të policisë që vërtetë luftojnë krimin, por tha se është ulëritëse se si disa prej zyrtarëve të policisë bashkëpunojnë me krimet që kryejnë organizatat kriminale.