Krifca përshëndet panairin ‘Ditët e Bujqësisë’: 69 mijë fermerë aplikuan në skemën kombëtare të bujqësisë

27 Prill 2023, 14:31

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka përshëndetur hapjen në Lushnje të panairit ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2023”. Panairi, i cili ka në fokus bujqësinë, blegtorinë, peshkimin dhe inovacionin, ka si mbështetës kryesor Ministrinë e Bujqësisë.