Krijohet shoqëria aksionare në pronësi të shtetit për tenderat publikë! Nis punën brenda 31 dhjetorit, do bëjë të gjitha blerjet

7 Shtator 2023, 20:36

Sikurse paralajmëroi më herët kryeministri Rama, qeveria ka miratuar krijimin e ‘Operatorit të Blerjeve të Përqendruara’, shoqëri aksionare 100% e shtetit nga ku do të miratohet të gjithë tenderët publikë për Kryeministrinë, ministritë dhe institucionet e varësisë.