Krimi i rëndë në Itali, 45-vjeçari gjeti djalin e fshehur pas divanit, por e kurseu! Taulant Malaj i fiksuar pas xhelozisë: Filmova lëvizjet e gruas time

9 Maj 2023, 13:47

E shokuar nga krimi i rëndë që kishte kryer bashkëshorti i saj xheloz, u dëgjuan britmat e Tefta Malajt që thoshte: “Çfarë ke bërë? Çfarë ke bërë?” Ajo ndodhej pranë trupit të vdekur të vajzës së saj 16 vjeçare, e cila i doli përpara babait të nevrikosur për të mbrojtur nënën, por ndërroi jetë prej goditjes me thikë.