Krimi në familje trondit Shkodrën, vëllai vret me armë zjarri motrën, e mbajti 3 ditë në shtëpi! 50 vjeçarja jetonte në Gjermani, konfliktoheshin sa herë vinte! Arrestohet autori

6 Qershor 2021, 23:39 | Përditesimi: 6 Qershor 2021, 23:39

Krimi në familje ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme. Fabjan Vukaj 55 vjeç ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Diana Vukaj 58 vjeçe dhe e ka mbajtur për 3 ditë brenda në shtëpi. Viktima jetonte në Gjermani dhe sa herë që vinte kishte konflikte me të vëllanë. Fabjan Fukaj ishte një person që pinte vazhdimisht alkool dhe dyshohet se kur e ka vrarë të motrën ka qenë nën efektin e pijes alkoolike. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Ndoc Mazi në lagjen 3 heronjtë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e krimit të rëndë.