‘Krishti u ngjall', besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën! Uron politika

5 Maj, 07:33

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin. Ngjallja e Krishtit këtë vit kulmoi në mesnatën mes 4 dhe 5 majit.

Në Tiranë, mesha e shenjtë e Pashkës u kremtua në Katedralen ‘Ngjalla e Krishtit’, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pas meshës, besimtarët largohen me qirinj të ndezur në duar, që simbolizon dritën e shpresës për të çuar në shtëpitë e tyre mirësi dhe begati. Festimet do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel, 5 prill.

    No videos found.