“Krishti u ngjall” në Dhërmi/ Meshë madhështore dhe spektakël me dronë në mesnatë

12 Prill, 09:31 | Përditesimi: 12 Prill, 09:31

Në kishën e Shën Harallambit në Dhërmi është mbajtur mesha solemne për Ringjalljen e Krishtit, një ceremoni që tashmë është kthyer në traditë për banorët e këtij fshati.

Urimet për këtë ditë të shenjtë kanë ardhur edhe nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, i cili uroi jo vetëm besimtarët e Dhërmiut, por të gjithë qytetarët e Himarës për këtë festë të veçantë.

Pjesë e ceremonisë së Ringjalljes së Krishtit ishin gjithashtu i deleguari i Partisë Socialiste për qarkun Vlorë, Blendi Çuçi, si dhe deputeti Damian Gjiknuri, të cilët përcollën urimet e tyre për besimtarët.

A.M/Shqiptarja.com