Kristjan Asllani tentoi golin e 'çmendur' në Champions, provoi portën nga mesi i fushës

24 Tetor 2023, 22:19

Interi fitoi 2-1 kundër Salzburg për xhiron e tretë në grupin D të Champions League. Në këtë duel minuta mori edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares u fut në fushë në të 76 minutë në vend të Calhanoglu. Besimi dhe minutat që ka marrë bënë që djaloshi të provonte një "gol të çmendur" nga afro 40 metër, duke tentuar portën nga mesi i fushës. Shënjestra dhe forca nuk ishin të duhurat, me shprehjen "rëndësi kishte pjesëmarrja" që vlen në këtë rast.

    No videos found.